Flash News

Bota

Biden ndalohet të hyjë në Rusi

Biden ndalohet të hyjë në Rusi

Pak më shumë detaje mbi sanksionet e vendosura nga Rusia ndaj një numri amerikanësh, përfshirë Joe Biden dhe sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se të gjithëve iu ishte ndaluar hyrja në vend si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së, duke shtuar se masa ishte "pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobe të ndjekur nga administrata aktuale amerikane".

Ndërkohë, sanksione shtesë të SHBA-së kanë vënë në shënjestër katër persona dhe një ent, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar në fshehjen e ngjarjeve rreth vdekjes së sinjalizuesit Sergei Magnitsky, ose për lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut kundër avokatit të të drejtave të njeriut Oyub Titiev.

Zyrtarë të SHBA-së kanë thënë gjithashtu se po shtojnë sanksionet ekzistuese kundër presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, gruaja e të cilit gjithashtu do t'i nënshtrohet masave.

Të fundit