Flash News

Bota

Bien akuzat për korrupsion ndaj Blatter dhe Platinit

Bien akuzat për korrupsion ndaj Blatter dhe Platinit

Një gjykatë zviceriane hodhi poshtë të premten akuzat për korrupsion ndaj ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter dhe legjendës së futbollit francez, Michel Platini, pas një hetimi shtatë-vjeçar, gjatë të cilit ata u përjashtuan nga rolet drejtuese të strukturave të futbollit.

Gjykatësja Josephine Contu Albrizio tha se marrëveshja Blatter – Platini, sipas së cilës FIFA, do t'i paguante Platinisë 2 milionë dollarë si konsulent, ishte e besueshme, ndërsa shtoi se ekzistonin dyshime serioze lidhur me pretendimin e prokurorisë se pagesa ishte korruptive.

Për këtë arsye, zoti Blatter, që kishte drejtuar FIFA-n për 17 vjet, u çlirua nga akuzat për mashtrim nga Gjykata Federale Penale e qytetit jugor, Bellinzona. Edhe akuzat për mashtrim ndaj ish-kapitenit dhe ish-menaxherit të ekipit kombëtar të Francës, u hodhën poshtë.

Si zoti Blatter, edhe zoti Platini, dikur ndër figurat më të fuqishme të futbollit botëror, i kishin mohuar akuzat./ VOA

Të fundit