Flash News

Bota

Bilanc në rritje nga covid-19, 636 viktima në 24 orët e fundit në Itali, Corriere: Sistemi shëndetësor në prang kolapsi

Bilanc në rritje nga covid-19, 636 viktima në 24 orët e

Gati 34 mijë raste të reja me covid-19 dhe 636 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit në shtetin fqinj, Itali.

Corriere.it shkruan se sot është dita e tretë radhazi që numri i të infektuarve i ka kalon shifrën 30 mijë persona.

“Numri i rasteve të prekura porritet me shpejtësi dhe me këtë ritëm "ne mund të arrijmë në një milion të infektuar në fillim të Dhjetorit ", shpjegon profesori Roberto Battiston i Universitetit të Trentos. 

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia, e ndjekur nga Piemonte dhe Campania.

Media italiane shkruan se sistemi shëndetësor është në prag kolapsi, pasi dje rekordi i të sëmurëve nga vala e parë u tejkalua. Sot, 29,873 pacientë janë shtruar në spital,  ndërsa të sëmurët më të rëndë në kujdesin intensiv janë 3,170.

Të fundit