Flash News

Bota

Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës Covid-19: Ndihem shkëlqyeshëm!

Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës Covid-19: Ndihem
Bill Gates

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates financon kërkime mjekësore dhe programe vaksinash përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates dhe shpesh ka folur për besimin e tij në efektivitetin e vaksinës COVID-19.

Të Premten, ishte radha e tij për të marrë një të tillë. Gates postoi në Tëitter një foto të tij dyke injektuar dozën e parë të vaksinës.

Ai falënderoi ata që ndihmuan në zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinës dhe vuri në dukje se ndihet mirë.

"Një nga përfitimet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksinën COVID-19," shkroi Gates. "Kam marrë dozën time të parë këtë javë dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë që na çuan në këtë pikë", shkroi Gates.  

Të fundit