Flash News

Bota

BioNTech fillon punën për një vaksinë ‘antiOmicron’

BioNTech fillon punën për një vaksinë

Kompania farmaceutike “BioNTech” ka filluar punën për një vaksinë të përshtatshme për variantin e ri të Covid-19 Omricon, i cili po përhapet gjerësisht në të gjithë botën.

Sipas Radio Evropa e Lirë, BioNTech ka nisur të punojë për modifikimin e vaksinës, pavarësisht se ende nuk është e qartë nëse mund të rikrijohet një vaksinë për Omicron.

Varianti i ri Omicron u shfaq fillimisht në Afrikën e Jugut, ndërsa në ditët e fundit janë vënë re edhe raste të reja të shfaqura në disa nga vendet evropiane si Italia, Holanda, Gjermania dhe Austria.

Zhvillimi i një vaksine të modifikuar është pjesë e procedurës standarde të kompanisë për variantet e reja, tha në një deklaratë kompania “BioNTech”, e cila prodhon vaksina së bashku me kompaninë Pfizer.

Varianti Omicron ka shtuar rrezikun nga përhapja e shpejtë në nivel global, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të hënën ndërsa më shumë vende raportuan raste të reja, duke shkaktuar mbylljen e kufijve.

Të fundit