Flash News

Bota

Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë vazhdojnë nga të dyja palët, diskutohen çështje ushtarake dhe politike

Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë vazhdojnë nga të dyja palët,

Bisedimet Rusi-Ukainë po vazhdojnë vazhdojnë përmes lidhjes video. Mësohet nga mediat e huaja se të dyja palët janë duke diskutuar çështje ushtarake, politike dhe humanitare, ka thënë ministria e jashtme e Rusisë.

Negociatat kanë rifilluar një ditë pasi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se statusi neutral për Ukrainën po "diskutohej seriozisht". Ai shtoi: "ka formulime absolutisht specifike që për mendimin tim janë afër marrëveshjes."

Kremlini veçmas tha se ideja e krijimit të një Ukrainë të çmilitarizuar si Austria mund të shihet si një kompromis për të sjellë fundin e luftës. Austria ka ushtrinë e saj, por është e detyruar të neutralizohet nga Traktati i Shtetit Austriak i vitit 1955 dhe kushtetuta e saj, e cila ndalon hyrjen në aleanca ushtarake dhe krijimin e bazave të huaja ushtarake në territorin austriak.

Sipas një marrëveshjeje të ngjashme, ka të ngjarë që Ukraina të mos jetë në gjendje të bashkohet me NATO-n.

Të fundit