Flash News

Bota

Bjellorusia ‘pastron’ kampet e emigrantëve në kufi me Poloninë

Bjellorusia ‘pastron’ kampet e emigrantëve në kufi me

Kampet e improvizuara të emigrantëve në një pikë kontrolli në kufirin Bjellorusi-Poloni, ku mijëra ishin grumbulluar javët e fundit, u pastruan nga autoritetet bjelloruse të enjten, duke i dhënë fund një bllokimi prej muajsh që ka rritur tensionet në rajon.

Sipas mediave të huaja, lëvizja vjen vetëm dy ditë pas një shpërthimi dramatik të dhunës midis emigrantëve, të cilët u përpoqën të çanin gardhin kufitar me tela. Oficerët polakë u përgjigjën me një breshëri topa uji dhe gaz lotsjellës.

Rojet kufitare bjelloruse kanë zhvendosur të gjithë emigrantët e mbetur nga vendkalimi Bruzgi-Kuźnica në një magazinë aty pranë, e cila është shndërruar në një qendër përpunimi ad hoc.

Dhe megjithëse streha ka ofruar një pushim nga temperaturat nën zero dhe kushtet e vështira të jetesës në afat të shkurtër, Bjellorusia ende nuk ka përcaktuar se çfarë do të vijë më pas për migrantët që fluturuan në Minsk me shpresën për të arritur në Evropë dhe një jetë më të mirë.

 

Të fundit