Flash News

Bota

Bjellorusia refuzon prezencën e OSBE-së në procesin zgjedhor të shkurtit

Bjellorusia refuzon prezencën e OSBE-së në procesin zgjedhor

Autoritetet bjelloruse njoftuan se nuk do të ftonin vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të monitoruar zgjedhjet parlamentare dhe lokale të shkurtit.

Bjellorusia është anëtare e OSBE-së dhe vëzhguesit e grupit kanë qenë të vetmit vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet në Bjellorusi për dekada. OSBE reagoi dhe kritikoi Bjellorusinë pasi tha se masa shkel angazhimet që Bjellorusia ka bërë si anëtare e grupit.

Matteo Mecaçi, drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, nënvizoi se refuzimi i Bjellorusisë do të pengojë qytetarët dhe institucionet e vendit të përfitojnë nga një vlerësim i paanshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Refuzimi i Bjellorusisë për të lejuar monitorimin e OSBE-së është masa e fundit e presidentit autoritar Alexander Lukashenko për të çimentuar më tej sundimin e tij gati tre dekadash, shkruajnë mediat e huaja.

Të fundit