Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ana Otasheviç, Demostat
Atë sesi do të duket politika e jashtme e presidentit të ri amerikan patëm mundësi ta marrim vesh me 19 janar pas seancës dëgjimore në komisionin për politikë të jashtme të Senatit të SHBA-ve të të sapoemëruarit si shef i diplomacisë amerikane Entoni Blinken.
Sekretari i ri i shtetit në ekipin e Xhozef Bajdenit, që është pozitë e njëjtë me atë të ministrit të punëve të jashtme, nuk është rastësisht në atë post- ka qënë këshilltari shumëvjeçar i Bajdenit për politikën e jashtme, njeriu i dytë i diplomacisë në kohën e Barak Obamës.
Pas diplomatit të rafinuar që flet shkëlqyeshëm frëngjisht dhe i bie kitarës, fshihet një prej mbështetësve më të mëdhenj të ndërhyrjes amerikane në botë, i bindur se atje ku SHBA-të nuk luajnë rolin kryesor mbretëron kaosi. Ky këshilltar i kompanive amerikane të armatimit ka mbështetur bombardimin e Irakut në vitin 2003 si dhe bombardimin e Libisë në vitin 2011, është i mendimit se ishte gabim që administrata Obama nuk e bombardoi Sirinë, gjë për të cilën një pjesë të përgjegjësisë e merr mbi vete.
Paraardhësin e Bajdenit, Donald Trampin, e kritikon se ka shkatërruar autoritetin e Uashingtonit në botë. Erën e Trampit e sheh si një episod fatkeq që pati si pasojë tërheqjen e SHBA-ve nga skena ndërkombëtare. Synimi i tij është ta kthejë këtë autoritet. Si? Nëpërmjet rivendosjes së lidhjeve me aleatët, në mënyrë të veçantë me ata europianë, të cilët Trampi i injoronte, si dhe forcimit të ndikimit në institucionet ndërkombëtare nga të cilat ish administrata është tërhequr.
Me një fjalë, kthim të multilateralizmit pas unilateralizmit të Trampit, intervencionizëm përkundër kthimit për nga çështjet e brendshme, “kthim të Amerikës” pas doktrinës “Amerika në vend të parë” të administratës paraardhëse.
Blinkeni ka lidhje të veçanta me Francën, ku gjatë rinisë së tij është shkolluar dhe ku aktualisht është antar i këshillit drejtues të fondacionit “Liderët për paqen” të Zhan Pjer Rafarenit, ish kryeministër i Francës në kohën e presidencës së Zhak Shirakut dhe kryetar i tanishëm i komisionit për marrëdhënie me jashtë, mbrojtjen dhe forcat e armatosura në senatin francez. “Sëbashku jemi në një pozitë më të mirë për t’iu kundërvënë kërcënimeve që vinë nga Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut dhe të mbrojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, u shpjegoi Blinkeni senatorëve për synimin e rinovimit të aleancave. “Udhëheqja amerikane ka ende rëndësinë e saj”.
“Intervencionizmi në mbrojtje “të demokracisë dhe të drejtave të njeriut” është një politikë e njohur mirë në Serbi, Irak, Afganistan dhe në vendet e tjera ku janë kryer ndërhyje nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara pas përfndimit të Luftës së Ftohtë.
Blinkeni, nga viti 1994 deri në vitin 2001, ka qenë anëtar i ekipit më të ngushtë të Klintonit në Shtëpinë e Bardhë për problemet e sigurisë, ka qënë gjithashtu edhe bashkëpuntori i tij që i shkruante fjalimet. Nga viti 1999 deri në vitin 2001, ka qenë këshilltari i Klintonit për marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe me NATO-n, pra në kohën që është bombarduar Jugosllavia. Nga viti 2002 deri në vitin 2008, ka punuar në Komisionin për politikë të jashtme në Senatin amerikan në të cilin është diskutuar për fatin e Kosovës dhe politikën e jashtme amerikane ndaj Serbisë, pasi Prishtina shpalli pavarësinë, dhe në përgjithësi, ka qenë i përfshirë direkt në vendimet që kanë të bëjnë me praninë amerikane në rajon. Arsyet e kësaj pranie janë interpretuar në mënyra të ndryshme në radhët e demokratëve që te intervencionizmi shohin instrumentin e politikës së jashtme, por duke e reduktuar këtë prani në kundërshtimin e ndikimit rus, i cili shpesh herë është zmadhuar në mënyrë jokritike dhe te mosbesimi ndaj aleatëve kryesorë europianë për të qënë në gjendje të realizojnë një politikë të përbashkët në Ballkan.
Përgjigja e tij dhënë senatorëve sipas së cilës “ka gjëra që mund të bëjmë për të ndihmuar në përparimin e Kosovës si edhe të Serbisë që të ecin përpara”, duhen interpretuar në kontekstin e kësaj politike prej disa dekadash, për të cilën Bajdeni- i cili që në fillim ka qënë mbështetës i pavarësisë së Kosovës- është një prej kryesuesve.
Kina, Rusia, Izraeli
Megjithëse paralajmërohet shkëputje nga politika e administratës paraardhëse, në çështjet e politikës së jashtme ekziston gjithsesi një vazhhdimësi- armiku numër një vazhdon të jetë Kina edhe në të ardhmen.
Majk Pompeo, sekretari paraardhës i shtetit, e akuzoi Kinën për genocid ndaj ujgurëve, popull turkmen me shumicë muslimane. Rreth dhjetë milionë ujgurë jetojnë në territorin që Kina e pati aneksuar në vitin 1949 dhe që është zyrtartisht territor autonom. Diplomacitë perëndimore kritikojnë ashpër Pekinin, duke e akuzuar se po dëbon pjestarët e këtij populli, po i burgos nëpër kampe pune ku ata i nënshtrohen një trajtimi çnjerëzor dhe se po sjell kinezë për të banuar në këtë pjesë të vendit.
Blinkeni, në atmosferën e pazakontë të tensioneve të fuqishme që shenjuan dorëzimin e pushtetit në Kapitol Hill, i dha të drejtë Trampit për politikën e ashpër ndaj Kinës dhe përsëriti akuzat e paraardhësit të tij për genocid ndaj ujgurëve
Për demokratët armiku kryesor është Rusia, për të cilën për katër vite me radhë folën se qëndron pas ardhjes së Trampit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa repubikanët akuzuan demokratët për mondializëm që i shkon për shtat kinezëve.
Edhe ekipi i Bajdenit sheh te Pekini kundërshtarin strategjik, por, në ndryshim nga administrata e Trampit, kërkon të forcojë pozitat nëpërmjet aleancës kundër Kinës, megjithëse Blinkeni deklaroi se nuk synon ta ndërpresë dialogun me Pekinin në lidhje me çështjet tregtare apo të klimës. Prodhuesi amerikan i automobilëve elektrikë Tesla ka hapur në Kinë një fabrikë, atje prodhohen iPhones-ët dhe produke të tjera të gjigantëve elektronikë amerikanë. Djali i presidentit amerikan Hanter Bajden, ka patur gjithashtu biznese në Kinë. Si mund të ecin këto krah për krah me akuzat për genocid? Për këto akuza të Uashingtonit do të duhet të japë shpjegime Bashkimi Europian, i cili, në fund të vitit të kaluar nënshkroi me kinezët marrëveshjen për investimet.
Një politikë e ngjashme presionesh, por pa mbyllje të dyerve për disa forma të bashkëpunimit, do të bëhet edhe me Rusinë, me të cilën ashpërsimi i marrëdhënieve është i paevitueshëm. Me të hyrë në Shtëpinë e Bardhë Bajdeni kërkoi të dhëna informacioni mbi ndikimin rus në ngjarjet politike në SHBA muajt e fundit. Pritet hapja e një hetimi mbi bazën e akuzave për përzierje në zgjedhjet e vitit 2020, helmimin e opozitarit rus Aleksej Navalni apo ndërhyrja në serverin qeveritar, gjë për të cilën demokratët akuzojnë shërbimet sekrete ruse. Por gjithsesi, presidenti i ri deklaroi se do të rinovojë edhe për pesë vite marrëveshjen me Rusinë për kufizimin e armatimit bërthamor, të njour si Fillimi i Ri (New START), që mbaron me 5 shkurt.
Vazhdimësia në politikën amerikane shihet edhe te raporti ndaj Izraelit. Blinkeni deklaroi se është mbështetës i idesë së dy shteteve, izraelit dhe palestinez, por vuri në dukje se një zgjidhje e tillë afatshkurtër “nuk është reale” dhe tha se çështja e sigurisë së Izraelit është e “shenjtë” për SHBA-të. Ai shpjegoi se nuk do ta vërë në pikëpyetje vendimin e Trampit për ta shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit dhe për ta zhvendosur ambasadën amerikane në atë qytet.
Leksione nga era e Trampit
Dy antarët e tjerë të ekipit të Bajdenit për politikën e jashtme janë diplomati i vjetër Uiljam Bërns dhe dyzetvjeçari Xhejk Sallivan, ish këshilltari i Hillari Klintonit.
Bërns, drejtori i ri i CIA-s, nuk është as politikan, as ushtarak dhe as pjesëtar i shërbimeve sekrete. Ka qenë ambasador në Jordani nga viti 1998 deri në vitin 2001 dhe në Rusi nga viti 2005 deri në vitin 2008, zëvendës i sekretares së shtetit Hillari Klinton nga viti 2011 deri në vitin 2014 (në vitin 2012 vizitoi Ballkanin në këtë cilësi). Pas karrierës diplomatike ka qenë në krye të Fondacionit Karnegi, një think thank me shumë ndikim për përhapjen e ndikimit të politikës së jashtme të SHBA-ve, me seli në Uashington.
Që të tre, Blinken, Bërns dhe Sallivan, kanë qenë të përfshirë në bisedime me Iranin, që u patën përmbyllur me marrëveshjen ndërkombëtare mbi armatimin bërthamor të Iranit gjatë kohës së presidencës së Barak Obamës, të cilën Trampi e asgjësoi. Ekipi i Bajdenit synon ta rinovojë këtë marrëveshje, i vetëdijshëm se rrethanat kanë ndryshuar. Por kjo nuk do të jetë thjesht kthim në diplomacinë e kohës së Obamës. Në artikullin e pubikuar verën e kaluar në revistën e përmuajshme Atlantik, Bërnsi paraqiti vizionin e tij për diplomacinë pas Trampit. Foli për tri mundësitë: tërheqje, rinovim dhe rikonceptim i një politike të re. Nënvizoi se në politikën e Obamës kishte elementë të tërheqjes, si në Lindjen e Afërt, por kjo doli e gabuar, mendon ai, sepse askush nuk është i gatshëm të marrë mbi vete rolin e Shteteve të Bashkuara. Pra, tërheqja përjashtohet. Mundësia e dytë është rinovimi i idesë mbi SHBA-të si fuqi klasike që imponohhet me forcë. Bërnsi megjithëse nuk mendon se fuqia amerikane është në perëndim e sipër, përkundrazi dëshiron ta afirmojë, por shtron pyetjen nëse kanë amerikanët mjete dhe nerva për të garuar pafundësisht me Kinën.
Gjithashtu antarët e ekipit të Bajdenit kanë analizuar shkaqet e humbjes së demokratëve në zgjedhjet paraardhëse. Mbetet që të ideohet përsëri politika mbi botën që ka ndryshuar thelbësisht. “Jetojmë në një realitet tjetër. Amerika nuk mund të diktojë më ngjarjet siç ka bërë deri tani”, konstaton Bërnsi. Edhe këtu shihet dëshira që ekipi i Bajdenit, t’u afrohet aleatëve, para të gjithëve europianëve, për të bërë “diplomacinë e klasës së mesme” në përpjekje për ta bindur trupin zgjedhor të Trampit se njëfarë elite nga Uashingtoni i shtyn në globalizim dhe vendime që nuk kanë lidhje me ata.
Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38