Flash News

Bota

Britania e gatshme të largohet nga Konventa për të Drejtat e Njeriut, vetëm për të dëbuar emigrantët e paligjshëm

Britania e gatshme të largohet nga Konventa për të Drejtat e

Britania e Madhe është e përgatitur të bëjë gjithçka me kusht që të largojë emigrantët e jashtëligjshëm që i drejtohen vendit me gomone.

Ministri i kabinetit të qeverisë britanike Rober Jenrick ka thënë se qeveria është e gatshme edhe të largojë vendin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nëse fluturimet e dëbimit në Ruandë vazhdojnë të bllokohen nga gjykatat.

Ministri i Emigracionit, tha se qeveria do të bënte çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar nëse plani i Ruandës rrëzohet nga Gjykata e Lartë këtë vjeshtë.

Komentet e tij të mërkurën në mëngjes vijnë në mes të spekulimeve se konservatorët e lartë – duke përfshirë një ministër të kabinetit – po shtyjnë që të hyjnë në fushatën e ardhshme zgjedhore me një premtim për të lënë GJEDNJ, një lëvizje që ka të ngjarë të ndajë partinë.

Fluturimet e dëbimit në Ruandë janë pezulluar që nga qershori i kaluar, kur një gjykatës nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) lëshoi një urdhër që bllokonte largimin e parë të azilkërkuesve në shtetin e Afrikës Qendrore.

Gjykata e Lartë do të vendosë nëse fluturimet janë të ligjshme pasi Gjykata e Apelit e la në fuqi bllokimin mbi bazën se të drejtat e njeriut të azilkërkuesve mund të shkelen për shkak të dështimeve në plan.

Të fundit