Flash News

Bota

Britania e Madhe do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë

Britania e Madhe do të dërgojë tanke Challenger 2 në

Kryeministri Rishi Sunak ka konfirmuar pas një telefonate me presidentin Volodymyr Zelensky, se Mbretëria e Bashkuar do t'i sigurojë Ukrainës tanke Challenger 2.

Liderët reflektuan mbi gjendjen aktuale të luftës së Rusisë në Ukrainë, ndërsa fitoret e njëpasnjëshme të Ukrainës i shtynë trupat ruse prapa dhe përkeqësuan gjendjen e tyre ushtarake dhe morale.

Kryeministri nënvizoi ambicien e Mbretërisë së Bashkuar për të intensifikuar mbështetjen tonë për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e tankeve Challenger 2 dhe sistemeve shtesë të artilerisë”, tha një zëdhënës i Downing Street, duke shënuar herën e parë që një vend perëndimor dërgon armaturën e tij të rëndë më të fuqishme në Kiev.

Ndërsa Sunak nuk konfirmoi se sa tanke do të dërgoheshin, një burim i tha më parë Sky Neës se Britania mund të ofrojë rreth 10 tanke Challenger 2, të cilat do të ishin të mjaftueshme për të pajisur një skuadron, por është shumë më pak se qindra tanke që Kievi ka kërkuar.

Të fundit