Flash News

Bota

Britania e Madhe iu jep 28 ditë kohë për të aplikuar emigrantëve nga BE për të qëndruar në këtë shtet

Britania e Madhe iu jep 28 ditë kohë për të aplikuar
Foto ilustruese

Zyrtarët e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar qytetarët e BE-së që jetojnë në Britaninë e Madhe se kanë 28 ditë kohë për të aplikuar që të qëndrojnë në këtë shtet.

Rreth 5.6 milion qytetarë të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) dhe personat në ngarkim të tyre kanë aplikuar, raporton BBC. ZEE përbëhet nga 27 shtetet e BE-së dhe Islanda, Lihtenshtajni e Norvegjia.

Vendet, shtetasit e të cilave kanë bërë numrin më të lartë të aplikimeve janë Polonia (975,000) dhe Rumania (918,000). Ministri i imigracionit Kevin Foster tha se të drejtat e emigrantëve ishin të mbrojtura me ligj.

Të fundit