Bota

Britania e Madhe marrëveshje postBrexit me Kanadanë, pikat e saj

Britania e Madhe marrëveshje postBrexit me Kanadanë, pikat e saj

Britania e Madhe dhe Kanadaja dakordësuan një marrëveshje të përkohshme tregtare postBrexit, që do të nisë nga 1 janari 2021. Lajmin e bëri me dije Departamenti britanik për Tregtinë Ndërkombëtare.

Në një telefonatë me video, kryeministri Boris Johnson dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, së bashku me ministren e Tregtisë Ndërkombëtare, Liz Truss dhe homologen e saj kanadeze Mary Ng, ranë dakord për një marrëveshje në parim, duke rinovuar marrëveshjen aktuale tregtare midis BE-së dhe Kanadasë.

"Marrëveshja e arritur sot konsolidon tregtinë me vlerë 20 miliardë stërlina (22, 4 miliardë euro) dhe garanton sigurinë e mijëra vendeve pune”, tha Truss, duke mirëpritur lidhjet që bashkojnë historikisht dhe kulturalisht BM-në me miqtë dhe aleatët e saj të Kanadasë.

Ditari politik

Të fundit