Flash News

Bota

Britania e Madhe ndryshon afatin e karantinës për udhëtarët, nga e hëna vetëm 10 ditë izolim

Britania e Madhe ndryshon afatin e karantinës për udhëtarët,
Foto ilustruese

Britania e Madhe ka ndryshuar rregullat e karantinës. Pasagjerët që mbërrijnë në Britani nuk do të izolohen më shumë se 10 ditë nga 14 që ishte më herët.

 “Pas shqyrtimit të të dhënave më të fundit, tani jemi të bindur se mund të zvogëlojmë numrin e ditëve të izolimit nga 14 në 10 ditë”, theksuan në një deklaratë të përbashkët zyrtarët kryesorë mjekësorë të katër kombeve përbërëse të Britanisë së Madhe.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi të hënën, më 14 dhjetor në orën lokale dhe GMT 00:01 dhe GMT në Angli, Skoci dhe Irlandën e Veriut, ndërkohë që në Uells është zbatuar tashmë kjo masë.

Të fundit