Flash News

Bota

Britania e Madhe në alarm, përfshihet nga i nxehti ekstrem deri në 41 gradë

Britania e Madhe në alarm, përfshihet nga i nxehti ekstrem deri

Britania e Madhe mund të ketë shënuar ditën e saj më të nxehtë këtë javë.

Në orën 15:00 BST ishte 37.5 gradë Celsius në Kew Gardens në Londër, duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të vitit deri më tani.

Met Office ka lëshuar një paralajmërim të kuq të nxehtësisë ekstreme të hënën dhe të martën në pjesën më të madhe të Anglisë, nga Londra dhe Juglindja deri në York dhe Mançester.

Temperatura më e lartë aktuale në Mbretërinë e Bashkuar është 38.7C, në Kembrixh në vitin 2019.

 Temperaturat maksimale priten të martën pasdite, me Worksop, Nottinghamshire, deri në 41C .

Është hera e parë që Met Office ka lëshuar një paralajmërim të kuq që kur sistemi u prezantua vitin e kaluar, shkruan BBC.

 

Të fundit