Flash News

Bota

Britania e Madhe përfundon sot evakuimet nga Kabuli

Britania e Madhe përfundon sot evakuimet nga Kabuli

Evakuimi i civilëve nga Afganistani drejt Britanisë së Madhe do të përfundojë të Shtunën, tha kreu i forcave të armatosura.

Gjeneral Sir Nick Carter tha se kishte ende edhe disa fluturime civile që linin Kabulin për në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

Ai shtoi se ishte "zemërthyer" që ata nuk kishin qenë në gjendje të shpëtonin të gjithë, me qindra afganë që kishin të drejtë të vinin në Mbretërinë e Bashkuar.

Një transport ajror masiv është duke u zhvilluar në aeroportin e Kabulit që kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit këtë muaj.

Të Premten, Ministria e Mbrojtjes tha se Britania e Madhe kishte evakuuar 14,543 njerëz nga Kabuli që nga 13 gushti.

Sir Nick, shefi i shtabit të mbrojtjes, tha për programin Today të Radio 4: "Po arrijmë në fund të evakuimit, i cili do të ndodhë gjatë ditës së sotme, dhe atëherë natyrisht do të jetë e nevojshme të nxjerrim trupat tanë jashtë në avionët e mbetur.

Më shumë se 1.000 trupa britanike ishin në Kabul duke ndihmuar në proceduart e nisjeve në aeroport në kulmin e operacionit, por disa tani janë larguar.

Një afat 31 gusht është vendosur për trupat e huaja që të largohen nga vendi.

Të fundit