Flash News

Bota

Britania e Madhe po e shqyrton njohjen e shtetit palestinez

Britania e Madhe po e shqyrton njohjen e shtetit palestinez

Britania e Madhe është e gatshme për ta njohur formalisht një shtet palestinez, ka lënë të kuptohet të martën sekretari i Jashtëm David Cameron.

Cameron theksoi se palestinezëve duhet t’u jepet një horizont politik për ta nxitur arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Britania e Madhe e ka përgjegjësi ta paraqesë se si do të dukej një shtet palestinez, sipas tij.

Popullit palestinez duhet t’i shfaqet “përparim i pakthyeshëm” drejt një zgjidhje me dy shtete, shtoi ai.

“Derisa kjo ndodh, ne – bashkë me aleatët – do ta konsiderojmë njohjen e një shteti palestinez, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara”, tha ai i Këshillin Konservator për Lindjen e Mesme.

“Kjo mund të jetë njëra nga gjërat që ndihmojnë ta bëjë këtë proces të pakthyeshëm”, tha i.

Ai i bëri thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma ndërkombëtare në Rripin e Gazës dhe e cilësoi “qesharake” kthimin mbrapsht të ndihmave jetike britanike dhe ndihmave të tjera në kufi.

Cameron theksoi se 30 vjetët e fundit kanë qenë histori dështimi për Izraelin për shkak se ka dështuar të ofrojë siguri për qytetarët e vet./ REL

Të fundit