Flash News

Bota

Britania hakmerret pas arrestimit të kritikut të Putinit, sanksionin agjentët rusë të FSB-së

Britania hakmerret pas arrestimit të kritikut të Putinit, sanksionin

Britania e Madhe ka sanksionuar agjentët e FSB-së pas arrestimit dhe dënimit të kritikut të Kremlinit, Vladimir Kara-Murza.Ky i fundit është shtetas britaniko-rus dhe u dënua me 25 vite burg pasi akuzohet për tradhti.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme britanike, ku thotë se “Në realitet, ai tha me guxim të vërtetën për pushtimin e paligjshëm të Putinit në Ukrainë”. Ndërkohë Sekretari i Jashtësm, James Cleverly u shpreh se Britania do vazhdojë të mbështest Kara-Muzën dhe familjen e tij.

“Sot pesë individë të lidhur me rastin e tij janë sanksionuar, duke dërguar një mesazh të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të qëndrojë për këtë trajtim të një prej shtetasve të saj. Britania do të vazhdojë të mbështesë zotin Kara-Murza dhe familjen e tij. Unë i bëj thirrje Rusisë që ta lirojë atë menjëherë dhe pa kushte.”, tha ai.

 

Të fundit