Flash News

Bota

Britania, Italia dhe Japonia bëhen bashkë për ndërtimin e avionit luftarak që mund të lëshojë raketa hipersonike

Britania, Italia dhe Japonia bëhen bashkë për ndërtimin e

Rishi Sunak do të njoftojë një bashkëpunim midis Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Japonisë për të ndërtuar një avion të ri luftarak që përdor inteligjencën artificiale.

Kryeministri thotë se sipërmarrja e përbashkët synon të krijojë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe të forcojë lidhjet e sigurisë. Pritet që arma e re luftarake të jetë gati në 2030, që përfundimisht do të zëvendësojë avionin Typhoon.

Avioni luftarak do të funksionojë pa pilot dhe të jetë në gjendje të lëshojë raketa hipersonike.

Por ndërtimi i një avioni kaq kompleks është jashtëzakonisht i shtrenjtë - zhvillimi i avionit F35 ishte programi më i shtrenjtë i ndërmarrë ndonjëherë nga Pentagoni - kështu që Britania ka kërkuar partnerë.

Italia dhe Japonia u përfshinë në këtë projekt. Por dhe vende të tjera mund t'i bashkohen programit.

Burimi: BBC

 

Të fundit