Flash News

Bota

Britanikët nën 40-vjeç do të marrin dozën e AstraZeneca-s, autoritetet: Shpresojmë të rritet besimi te vaksinimi

Britanikët nën 40-vjeç do të marrin dozën e
Foto ilustruese

Të gjithë britanikët nën moshën 40 vjeç do të marrin vaksinën AstraZeneca, raporton BBC. Rregullatori i sigurisë së barnave në Mbretërinë e Bashkuar thotë se ka pasur 242 raste të mpiksjes së gjakut dhe 49 humbje jete nga 28.5 milionë doza të administruara.

Sipas autoriteteve, rreziku te grupmoshat më të reja është më i ulët. Prof Ëei Shen Lim, nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), tha se ata po vendosnin "një përparësi të lartë për sigurinë" dhe se priste që kjo gjë do të "shërbente për të rritur besimin" në programin e vaksinimit. Procesi i vaksinimit vlerësohet të ketë shpëtuar tashmë 10,000 jetë në Mbretërinë e Bashkuar.

Të fundit