Flash News

Bota

Brukseli zgjat të drejtat e refugjatëve ukrainas për të jetuar dhe punuar në BE deri në 2024-ën

Brukseli zgjat të drejtat e refugjatëve ukrainas për të

Komisioni Evropian do të zgjasë vendimin që u jep të drejta refugjatëve ukrainas brenda BE-së deri në mars 2024.

Direktiva e Mbrojtjes së Përkohshme, një instrument ligjor që u aktivizua pas pushtimit rus, u lejon njerëzve që ikin nga Ukraina të jetojnë dhe punojnë brenda BE-së.

Ylva Johansson, Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme tha: Shumë ukrainas që kanë ardhur dhe kanë kërkuar mbrojtje të përkohshme tani po kthehen në shtëpi, sepse do të donin të rindërtonin vendin e tyre dhe unë e mirëpres akëtë vendim.

Sipas Eurostat, 250,000 ukrainas janë regjistruar zyrtarisht si punëkërkues në 18 vende të BE-së. Dhe disa prej tyre janë duke luftuar për të gjetur punë

Burimi: Euronews

Të fundit