Flash News

Bota

Charles III kurorëzohet dhe merr fronin mbretëror

Charles III kurorëzohet dhe merr fronin mbretëror

Për herë të parë në shtatë dekada, një monark i ri britanik është kurorëzuar zyrtarisht.

Kryepeshkopi i Canterbury Justin Ëelby vendosi kurorën e Shën Eduardit mbi kokën e Charles III, pjesa më e rëndësishme e ceremonisë së kurorëzimit.

Gjatë ritualit, Uelbi tha: "Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve, bekoje, të lutemi, këtë kurorë, dhe kështu shenjtëro shërbëtorin tënd Charles, mbi kokën e të cilit sot e vendos atë si një shenjë madhështie mbretërore , që ai të kurorëzohet me favorin tënd të hirshëm dhe të mbushet me hir të bollshëm dhe të gjitha virtytet princërore; nëpërmjet atij që jeton dhe mbretëron suprem mbi të gjitha gjërat, një Perëndi i vetëm, botë pa fund. Amen."

Pasi kurorëzoi Mbretin, Ëelby tha: "Zoti e ruaj mbretin".

Kurora u bë për Charles II

Kurora që sapo pamë të vendosur në kokën e mbretit Charles është emëruar sipas një versioni shumë më të hershëm të bërë për mbretin dhe shenjtorin anglo-sakson, Shën Eduardit.

Ajo u bë për mbretin Charles II, i cili donte një kurorë të ngjashme me atë të mbajtur nga Edëard, por edhe më madhështore.

Të fundit