Flash News

Bota

Cikloni në Madagaskar, shkon në 120 numri i viktimave

Cikloni në Madagaskar, shkon në 120 numri i viktimave

Numri i viktimave në Madagaskar nga cikloni Batsirai është rritur në 120, raportojnë mediat e huaja. Dy ton pajisje po dërgohen në Madagaskar nga Forcat e Armatosura Franceze në Zonën Jugore të Oqeanit Indian.

Një total prej 87 ton materiale është menduar të shpërndahet nga Kryqi i Kuq Francez për të restauruar shtëpitë e 125,000 njerëzve të prekur nga Batsirai.

Kjo ndihmë është pjesë e planit të ndihmës për rindërtimin e Kryqit të Kuq, i cili do të japë 87 ton materiale të nevojshme për të restauruar shtëpitë e njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore në rajonin e Vatovavy.

Qyteti bregdetar i Mananjarit ishte më i prekuri, ndërsa fshatra të tërë u shkatërruan.

Të fundit