Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, foli me tone të ashpra këtë javë mbi politikën e jashtme evropiane, në kohën kur bota po përjeton, sipas tij, një "pasiguri radikale", pasi ngjarje të paimagjinueshme "po ndodhin njëra pas tjetrës".
Gjatë një fjalimi vjetor drejtuar diplomatëve të BE-së që kishte për qëllim "të shkundte themelet” e diplomacisë evropiane, Borrell veçoi disa nga dobësitë emergjente të Evropës në aspektin diplomatik dhe atë demokratik.
Ai, gjithashtu, vlerësoi veçanërisht figurën e Olivier Schmitt, profesor në qendrën për studime të luftës në Universitetin e Danimarkës (SDU), për identifikimin e varësisë ekonomike dhe energjetike nga Rusia dhe Kina në prosperitetin e BE-së dhe varësinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi sigurinë, si pjesë të problemit.
Në intervistën e tij të vetme që nga fjalimi ku u përmend nga shefi i diplomacisë së BE-së, Schmitt, autor i librave si “Aleatët që kanë rëndësi” dhe “Partnerët e rinj në luftën e koalicioneve” foli përmes e-mailit me korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Andy Heil mbi shembjen e rendit ndërkombëtar, kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe Kina dhe kërcënimet ndaj demokracisë nga brenda kontinentit evropian.
Radio Evropa e Lirë: Në një nga vlerësimet e tij publike mbi gjendjen e çështjeve evropiane dhe ato globale, Borrell më 10 tetor përshkroi një "proces...në të cilin BE-ja i ka shkëputur burimet e prosperitetit nga ato të sigurisë së saj" dhe tha se ju e kishit artikuluar më së miri këtë trend. Për ata që nuk janë të njohur me shkrimet tuaja, a mund t'i përshkruani me fjalë të thjeshta argumentet tuaja kryesore?
Olivier Schmitt: Është kryesisht një vëzhgim empirik: nëse e përshkruaj tablonë në vija të trasha, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, prosperiteti evropian është bazuar në përfitimin e mbrojtjes nga SHBA-ja, nga nafta dhe gazi rus dhe nga tregtia me Kinën. Ky është një ndryshim nga koha e luftës së ftohtë, kur SHBA-ja ishte në të njëjtën kohë, edhe garantuesi i sigurisë dhe partneri kryesor tregtar për Evropën Perëndimore (ndërsa burimet e energjisë ishin gjithmonë të ndryshme).
Ndarja e burimeve të sigurisë dhe atyre të prosperitetit, dhe vendosja e prosperitetit në dorë të aktorëve me agjenda politike (potencialisht) armiqësore, ka kontribuar në vulnerabilitetin gjeopolitik të Evropës.
Radio Evropa e Lirë: A ka kontribuar ky ndryshim për të cilin po flisni në ngjarjet e fundit në arenën ndërkombëtare, si pushtimi i Ukrainës nga Rusia?
Olivier Schmitt: Deri në një farë mase. Unë besoj se zoti Putin ka mësuar nga ndërveprimet e tij me liderët perëndimorë, që sapo të përdorte forcën, ata do të nxitonin për arritjen e një marrëveshjeje dhe se përmes pozitave fitimprurëse ishte relativisht e lehtë të kishe ndikim ndaj ish politikanëve të nivelit të lartë (si kancelarët gjermanë apo kryeministrat francezë).
Me siguri, ai besonte gjithashtu se varësia e Evropës ndaj naftës dhe gazit rus do t'i shtynte liderët evropianë të braktisnin Ukrainën (dhe ndoshta ai ende beson se kjo do të ndodhë në një moment gjatë këtij dimri). Sigurisht, ky nuk është shpjegimi i vetëm për pushtimin e Ukrainës, që gjithashtu ka të bëjë shumë me ideologjinë e saj neo-imperialiste, por sigurisht që e bëri zotin Putin të besonte se ai kishte një avantazh të fort strategjik.
Radio Evropa e Lirë: A mundet që përgjigja e Perëndimit ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe një shtytje e ripërtërirë për të kufizuar ndikimin kinez, të mund të përshpejtojë ose të ndikojë në ndryshimin e situatës? Pikërisht kur rendi i pasluftës dukej i shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme, kemi këto impulse të unitetit perëndimor dhe, në mungesë të një alternative më të mirë, mbrojtjen e SHBA-së.
Olivier Schmitt: Unë besoj se lufta në Ukrainë dhe pranimi gradual i faktit që tregtia me Kinën nuk është beninje dhe ka pasoja gjeopolitike, mund ta ndryshojnë këtë proces. Por, duhet marrë parasysh që janë krijuar edhe interesa thellësisht të lidhura biznesi të cilat do t'u rezistojnë sa më shumë që të munden këtyre ndryshimeve.
Radio Evropa e Lirë: Borrell paralajmëroi se "gjithnjë e më shumë, pjesa tjetër e botës nuk është gati të ndjekë...modelin tonë". Duke qëndruar në Evropë, a ka shtete ku po ndodh diçka e tillë -- për shembull, Hungaria me në krye kryeministrin Viktor Orban? Ose në vende ku këto efektet zbuten nga një shkallë më e vogël e integrimit në strukturat perëndimore – si për shembull, rajoni i Ballkanit apo i Kaukazit? A janë këto rajone në rrezik të barabartë nga efektet e asaj për të cilën po flisni?
Olivier Schmitt: Hungaria është një rast i qartë i një vendi që kundërshton BE-në mbi baza ideologjike (dhe bën kompromis me Rusinë dhe Kinën), ndërkohë që është më se e lumtur të përfitojë nga paratë evropiane për të financuar sistemin e saj të brendshëm . [Grupi i Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian] (dhe në veçanti konservatorët gjermanë) kanë qenë më se të lumtur të toleronin sjellje të tilla përderisa kjo i ka sjellë përfitime industrisë gjermane./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38