Flash News

Bota

CNN pezullon gazetarin, dyshohet se ndihmoi vëllain e akuzuar për abuzim seksual

CNN pezullon gazetarin, dyshohet se ndihmoi vëllain e akuzuar për
Në foto/ Gazetari i CNN, Chris Cuomo

Gjigandi mediatik CNN ka vendosur të pezullojë gazetarin Chris Cuomo, për një kohë të pacaktuar, pasi dyshohet se ka ndihmuar vëllain e tij, ish-guvernatorin e Neë York-ut Andrew Cuomo, në skandalin e abuzimit seksual.

Njoftimi për pezullimin e gazetarit u bë nga vetë transmetuesi. Programi i Cuomo është më i ndjekuri në CNN. Gazteri ishte vendosur të qëndronte në media pavarësisht akuzave të hedhura kundrejt tij se ishte përpjekur të mbronte vëllain e tij pas akuzave për abuzim seksual.

Disa dokumente të zbardhura të hënën treguan se Cuomo ishte më i përfshirë seç dihej në çështjen e të vëllait.  

"Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut publikoi transkriptet dhe ekspozitat të hënën që hedhin dritë të re mbi përfshirjen e Chris Cuomo në mbrojtjen e vëllait të tij," tha një zëdhënës i CNN të martën në mbrëmje.

 

Të fundit