Flash News

Bota

Covid-19 në Britani/ Paralajmërime dhe gjoba deri në 6.400 £ për shkelësit e karantinës

Covid-19 në Britani/ Paralajmërime dhe gjoba deri në 6.400

Njerëzit që kryejnë shkelje të kufizimeve të reja të bllokimit në Angli do të përballen me gjoba të mëdha, ka paralajmëruar sekretari i drejtësisë Robert Buckland.

Sipas rregullave, njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe dyqanet jo-thelbësore, pub-et dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura.

Aktualisht ka një gjobë prej 200 £ për çdo shkelje e cila dyfishohet në rast të një shkelje të dytë deri në një maksimum prej 6,400, ndërsa organizatorët e tubimeve të mëdha do të përballen me një gjobë prej 10,000 £.

Duke folur në BBC ministri Buckland tha se zbatimi i ligjit bëhet për të inkurajuar publikun të respektojë bllokimin katër javor.

Karantina do të mbarojë më  2 dhjetor, ka thënë kryeministri Boris Johnson. Ndërsa rregullat e reja hynë në fuqi, kreu i Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI) bëri thirrje për një zgjatje urgjente të skemës së qeverisë e cila paguan 80% të pagave të punëtorëve deri në pranverë për të parandaluar humbjet e vendeve të punës.

Kancelari Rishi Sunak do të bëjë një deklaratë në Dhomën e Komuneve duke përshkruar se çfarë mbështetje ekonomike do të jetë në dispozicion për bizneset dhe vendet e punës gjatë bllokimit.

Ai pritet të konfirmojë se punonjësit do të marrin 80% të pagave të tyre nëse vendet e tyre të punës janë mbyllur dhe ka të ngjarë të garantohen edhe fonde për Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut nëse administratat e devoluara sjellin bllokimet e tyre.

Të Mërkurën, deputetët mbështetën bllokimin e ri i cili synon të luftojë një rritje të rasteve me  koronavirus. Bllokimi, i cili hyri në fuqi në mesnatë, zëvendëson tre nivelet e kufizimeve rajonale që ishin më parë në të gjithë Anglinë.

Deputetët janë vendosur të votojnë mbi hapat e ardhshëm të nevojshëm për të trajtuar virusin përpara se të kalojnë katër javë në 2 dhjetor. K

ryeministri Johnson u tha deputetëve se një bllokim i dytë nuk ishte "diçka që dikush nga ne donte të bënte" por këmbënguli se kufizimet përfaqësojnë "rrugën më të mirë dhe më të sigurt për vendin tonë".Ditën e djeshme, Britania e Madhe regjistroi edhe 492 vdekje të tjera nga koronavirusi, shifra më e lartë ditore që nga 19 maj  dhe 25,177 raste të konfirmuara.

 Sipas kufizimeve të reja, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç për arsye specifike përfshirë arsimin dhe punën që nuk mun dtë bëhen dot nga shtëpia.

Blerësit në Angli u dyndën në dyqane për të bërë blerje në minutën e fundit të mërkurën, me disa shitës me pakicë që zgjatën orët e hapjes për të përballuar kërkesën e madhe. Ndryshe nga bllokimi i parë në mars, shkollat, universitetet dhe çerdhet do të mbeten të hapura dhe njerëzit do të jenë në gjendje të takojnë një person tjetër me të cilin nuk jetojnë në një vend publik të jashtëm siç është parku apo plazhi. Rregullat thonë se njerëzit nuk mund të përzihen me askënd me të cilin nuk jetojnë në shtëpi ose në kopshte private.

Udhëzime të reja për nxënësit dhe personelin e shkollës së mesme

 Udhëzimi i ri i lëshuar nga Departamenti i Arsimit thotë se të rriturit dhe fëmijët e moshës 11 vjeç e lart duhet të mbajnë maskë kur lëvizin nëpër shkollë, jashtë klasave ose dhomave të aktiviteteve, "ku distanca sociale nuk mund të mirëmbahet lehtë".

Shkollat ​​duhet të punojnë për të zbatuar udhëzimet sa më shpejt të jetë e mundur, thotë departamenti, por mund të kenë kohë deri të hënën 9 nëntor nëse kërkojnë kohë shtesë. Deri më tani, kjo kërkesë ishte vetëm për shkollat ​​dhe kolegjet ku niveli i gatishmërisë lokale Covid-19 ishte "i lartë" ose "shumë i lartë". Për më tepër, anëtarët e stafit me çështje serioze shëndetësore nuk duhet të vijnë në shkollë, shton udhëzimi.

Në udhëzimet e azhurnuara të qeverisë të lëshuara nga Departamenti i Shëndetësisë, ata që janë në rrezik më të lartë nga Covid-19 këshillohen të dalin vetëm për ushtrime dhe të marrin pjesë në takimet shëndetësore.

Personat me sëmundje kronike të veshkave në fazën e pestë, ata që bëjnë dializë dhe të rriturit me sindromën Daun këshillohen gjithashtu të ndjekin këshillat.

 Mjekët kanë paralajmëruar pacientët që të mos vonojnë në kërkimin e këshillave mjekësore nëse u nevojitet gjatë muajit tjetër. Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm tha se takimet në internet dhe ballë për ballë do të mbesin të disponueshme.

Gjithashtu të Mërkurën, ekipi mjekësor në Angli u vendos në nivelin e saj më të lartë të gatishmërisë ndërsa mjekët thanë se ishin të shqetësuar për presionin e shtuar mbi shërbimin shëndetësor. Lëvizja do të thotë që personeli mund të zhvendoset në të gjithë vendin, ndërsa pacientët mund të dërgohen në rajone të tjera për trajtim nëse Covid kërcënon të mbingarkojë shërbimet lokale.

Shefi ekzekutiv i NHS Angli Sir Simon Stevens i tha BBC se presioni mbi NHS i shkaktuar nga virusi është tashmë "tre herë më i keq se barrat shtesë të vendosura në spitale gjatë dimrit".

Të fundit