Flash News

Bota

Covid-19/ Ezaurimi i kapaciteteve në spitale, Britania ndërton morgje të përkohshme

Covid-19/ Ezaurimi i kapaciteteve në spitale, Britania ndërton morgje
Foto Ilustruese

Rritja e numrit të fataliteteve ka detyruar autoritetet britanike që trupat e pajetë të njerëzve t’i vendosin në disa vende të përkohshme pasi morgjet spitalore kanë nuk kanë më hapësirë.

Në Surrey, në jug të Londrës, morgjet në spitale janë të mbushura. Ato arritën një kapacitet prej 600 viktimash, shkruan Dailymail.

“Ne duam të shmangim që pacientët e vdekur të qëndrojnë në pavijone ose, siç kemi parë jashtë shtetit, të lihen në korridore. Kur morgjet tona të arrijnë kapacitetin e tyre, ne kontaktojmë një morg të përkohshëm për të marrë trupat. Rreth 170 trupa po mbahen aktualisht në ndërtesën e Headley Court, një ish-vend i Departamentit të Mbrojtjes në Leatherhead”, tha një zëdhënës i rezervimit në Surrey.

Të fundit