Flash News

Bota

Covid-19/ Mbi 50 milion infektime në të gjithë botën, Britania e Madhe kryeson me numrin e vdekjeve në Evropë

Covid-19/ Mbi 50 milion infektime në të gjithë botën,

Totali i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka  arritur mbi 50 milion pas numrit rekord të rasteve të reja në disa vende. Më shumë se 1.25 milion njerëz kanë vdekur nga Covid-19 sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Por numrat mendohet të jenë më të lartë për shkak të testimit të pamjaftueshëm në shumë vende.

Një valë e dytë e virusit ka përbërë një të katërtën e të gjitha rasteve, njoftoi Reuters. Evropa, me më shumë se 12.5 milion raste dhe 305,700 vdekje, është përsëri një pikë e nxehtë, pasi në fillim të pandemisë ishte epiqendra kryesore.

 Sipas BBC, në SHBA janë numëruar 125,000 raste për tri ditë me radhë. Shtetet e Dakotës Veriore dhe Jugore kanë shkallën më të lartë të vdekjeve për frymë.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka premtuar një qasje shumë më agresive ndaj pandemisë, pasi Trump në mënyrë të përsëritur minimizoi gravitetin e saj dhe i rezistoi masave të shëndetit publik duke përfshirë maska ​​dhe distancime shoqërore. Biden është zotuar të emërojë një grup shkencëtarësh të lartë në task-forcën e tij të koronavirusit që nga e hëna, ndërsa i bëri thirrje të gjithë amerikanëve që të vendosin një maskë edhe kur janë me familjen.

Në Evropë, Franca regjistroi të dielën 38,619 raste të reja, shumë më pak se rritja rekord e së shtunës me 86,852 raste. Megjithatë ministria e shëndetësisë tha se kishte probleme me mbledhjen e të dhënave dhe do të kishte një korrigjim  të hënën.

Franca regjistroi gjithashtu 271 vdekje, duke e çuar totalin në 40,439. Vendi ka më shumë  se një javë që është krantinuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Nën kufizimet e karantinës, që pritet të jenë në vend deri më 1 dhjetor, njerëzit mund ta lënë shtëpinë e tyre për të shkuar në punë nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia, për të blerë mallra thelbësore, për të kërkuar ndihmë mjekësore ose për të bërë ushtrime një orë në ditë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka parë numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, ka pasur 20,572 raste të reja dhe 156 vdekje, duke e çuar totalin në 49,044 vdekje.

Sidoqoftë, shifrat e fundit nga Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare sugjerojnë se rritja e infeksioneve mund të jetë duke u stabilizuar, me normën e rritjes më të ngadaltë se në javët e fundit.

India dhe Brazili gjithashtu janë goditur rëndë.

Portugalia do të sjellë një shtetrrethim në pjesën më të madhe të vendit nga e hëna.

Zvicra po vendos 200 rezervistë të ushtrisë të cilët kanë pasur katër muaj trajnim në spitalet e saj për të ndihmuar në rritjen e numrit të pranimeve.

Algjeria ka zgjatur një shtetrrethim tashmë të vendosur në 20 nga 48 rajonet e vendit në nëntë zona të tjera.

Të fundit