Flash News

Bota

Covid-19, OBSH kritikon BE-në për kontrollin e eksportit të vaksinave

Covid-19, OBSH kritikon BE-në për kontrollin e eksportit të
Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kritikuar Bashkimin Europian për kontrollin e eksportit të vaksinave të prodhuara brenda bllokut, duke thënë se masa të tilla rrezikojnë zgjatjen e pandemisë.

BE vendosi që të bllokonte transportin e vaksinave për në Mbretërinë e Bashkuar. BE e mori këtë vendim pas një grindjeje me prodhuesit e vaksinave për vonesat në shpërndarjen e tyre.

Nënkryetarja e OBSH-së, Mariangela Simao tha se ky ishte një "trend shumë shqetësues".

Më herët shefi i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se "nacionalizmi i vaksinave" mund të çojë në një "shërim të zgjatur", raporton BBC.

Duke folur në Axhendën Davos, një version virtual i samitit global, ai tha se grumbullimi i vaksinave do të shkaktojë një rigjenerim të ngadaltë të ekonomisë globale", ndërsa e cilësoi një "dështim moral katastrofik" që mund të zgjerojë më tej pabarazinë.

Të fundit