Flash News

Bota

Covid-19/ SHBA-ja do të kërkojë test negativ për udhëtarët nga Britania e Madhe

Covid-19/ SHBA-ja do të kërkojë test negativ për
Të gjithë pasagjerëve të linjave ajrore që mbërrijnë në SH.B.A. nga Britania e Madhe, do t'u kërkohet një test me rezultat negativ ndaj Covid-19, brenda 72 orëve nga nisja.

Nga 28 dhjetori udhëtarët do të duhet të sigurojnë dokumentacionin me shkrim të rezultatit të tyre të testit laboratorik tek linjat ajrore, e gjitha për shkak të variantit të ri që është zbuluar në Britania e Madhe.

 Varianti  ri ka bërë që shumë vende të tjera të mbyllin kufijtë e tyre për fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC. Por përhapja e shpejtë e saj ka çuar gjithashtu në rregulla më të rrepta në Britani, duke përfshirë ndalimin e udhëtimeve jashtë shtetit për shumë britanikë. Dhe linjat ajrore amerikane kanë zvogëluar në mënyrë drastike fluturimet për në MB dhe Evropë, pasi hyrja e shumicës së shtetasve të huaj u pezullua në fillim të pandemisë.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka prova se varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por ka gjasa të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Autoritetet thanë se udhëtarët duhet të testohen negativë ose përmes një PCR (reaksioni zinxhir polimerazë) ​​ose një analize antigjeni.

Të fundit