Flash News

Bota

Covid-19/ Sot nis vaksinimi masiv në të gjitha vendet e BE

Covid-19/ Sot nis vaksinimi masiv në të gjitha vendet e BE

BE po fillon një shpërndarje të koordinuar të vaksinave për të luftuar Covid-19, në atë që zyrtari i lartë i bllokut tha se është një "moment prekës i unitetit".

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se vaksina Pfizer-BioNTech ishte dorëzuar në të gjitha 27 vendet anëtare.

Disa vende filluan të administronin dozat të shtunën, duke thënë se nuk ishin të gatshëm të prisnin një ditë tjetër, shkruan BBC.

BE ka raportuar deri më tani më shumë se 335,000 vdekje të lidhura me Covid-19.

Më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar dhe masa të rrepta bllokimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.

Përhapja e vaksinave vjen ndërsa rastet e variantit më ngjitës të Covid-19 konfirmohen në disa kombe evropiane si dhe Kanada dhe Japoni.

Vaksinimi masiv për 446 milion njerëz të BE pritet të fillojë në orët e ardhshme.

Kjo vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Komisioni Evropian autorizuan vaksinën Gjermano-SH.B.A. Pfizer-BioNTech.

Të fundit