Flash News

Bota

COVID-19, Ursula von der Leyen: 128 milionë euro për grante kërkimore

COVID-19, Ursula von der Leyen: 128 milionë euro për grante

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi vendimin e ri që është marrë në luftën kundër pandemisë.

Ajo bëri me dije se janë dhënë 128 milionë euro për grante kërkimore për të kuptuar dhe trajtuar më mirë koronavirusin. Ky fond do shkojë në mbështetje të ekipeve nga 39 vende.

"Jam e lumtur të shoh studiues ndërkufitarë që bashkëpunojnë për përgjigjen globale ndaj koronavirusit: veprim për qasje universale në vaksina, teste dhe terapi me një çmim të ndershëm”, shtoi ajo.

Ndërsa foli për ekonominë ajo theksoi se aktiviteti në zonën euro nuk do të rikthehet në nivelin para pandemisë para të paktën edhe për tre vite.

Të fundit