Flash News

Bota

Covid-19/ Von der Leyen: Vendi duhet të përgatitet për epokën e pandemive

Covid-19/ Von der Leyen: Vendi duhet të përgatitet për
Evropa duhet të përgatisë sektorin e saj mjekësor për t'u përballur me një "epokë pandemike", tha presidentja e Komisionit Evropian, duke paralajmëruar se blloku ishte ende në periudhën e tij më të vështirë për shpërndarjen e vaksinave Covid-19.

 Ursula von der Leyen i tha Financial Times se BE po krijon një sistem për t'iu përgjigjur më shpejt kërcënimeve të reja mjekësore.

"Evropa është e vendosur të rrisë fuqinë e saj në prodhimin e vaksinave. Kjo është një epokë e pandemive në të cilën po hyjmë. Nëse shikoni se çfarë ka ndodhur në vitet e fundit, dua të them nga HIV te Ebola te MERS dhe SARS, me të gjitha këto ishin epidemi, nuk duhet të mendojmë se gjithçka ka mbaruar, edhe nëse e mundim Covid- 19. Rreziku është ende aty”, tha ajo për FT.

Von der Leyen tha se Evropa duhet të përgatitet për çfarëdo që të ndodhë, dhe gjithashtu për pandemitë e ardhshme të mundshme.

Të fundit