Flash News

Bota

Dëbora “pushton” Athinën, automjetet mbeten të bllokuara në rrugë

Dëbora “pushton” Athinën, automjetet mbeten të

Mot i keq ka përfshirë Greqinë, kryesisht Athinën, ku ditën e fundit janë regjistruar reshje të dendura bore. Mediat vendase raportojnë se rreth 1.200 automjete kanë ngecur në "Atiki Odo" për mbi 20 orë pasi lëvizja është bërë e pamundur për shkak të dëborës.

Autoritetet nisën një operacion për shpërndarjen e ushqimit dhe për t’i ndihmuar drejtuesit që t’i lëviznin makinat.

Reshjet kanë shkaktuar edhe probleme të konsiderueshme në furnizimin me energji, pasi shumë prej kabinave elektrike janë dëmtuar.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka këkuar t’u jepet 2 mijë euro dëmshpërblim personave që mbetën të bllokuar në makina, pa ngrohje, ujë dhe ushqim.

Të fundit