Flash News

Bota

Dështoi në luftën kundër korrupsionit, Bullgaria shkarkon kryeprokurorin

Dështoi në luftën kundër korrupsionit, Bullgaria shkarkon

Bullgaria ka shkarkuar kryeprokurorin Ivan Geshev para përfundimit të mandatit të tij 7-vjeçar. Shkarkimi erdhi nga pakënaqësitë në rritje lidhur me dështimin e Geshev në luftën kundër korrupsionit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi shkarkimin e Geshev. Shkarkimi kërkon edhe miratimin e presidentin Rumen Radev për t'u zbatuar zyrtarisht.

Ivan Geshev kritikoi vendimin dhe drejtoi gishtin nga ish-kryeministri Bojko Borisov dhe manjatit më me ndikim në biznes Deylan Peevski.

Geshev ishte parë si një i emëruar besnik i Borisovit dhe Peevskit, të cilët së bashku kanë dominuar politikën bullgare për pjesën më të madhe të 14 viteve të fundit. Por Borisov kohët e fundit mbështeti thirrjet për shkarkimin e Geshev pasi partia e tij GERB kërkonte të formonte një qeveri koalicionin me partinë Bullgaria Demokratike.

Geshev u zgjodh në fund të vitit 2019 për një mandat shtatëvjeçar nga këshilli prej 25 anëtarësh, që besohet të jetë nën kontrollin e Borisov dhe Peevskit.

Aktivistët akuzuan Geshev për kryerjen e hetimeve të motivuara politikisht gjatë mandatit të tij si prokuror special kundër korrupsionit.

Bullgaria u rendit dobët për sa i përket perceptimit të korrupsionit brenda Bashkimit Evropian, sipas Transparency International.

Të fundit