Flash News

Bota

Dështojnë bisedimet mes Hamasit dhe Kombeve të Bashkuara për situatën humanitare në Rripin e Gazës

Dështojnë bisedimet mes Hamasit dhe Kombeve të Bashkuara për
Foto ilustruese

Bisedimet e Hamasit me Kombet e Bashkuara mbi situatën humanitare në Rripin e Gazës kanë dështuar, tha udhëheqësi i grupit. "Ky ishte një takim i keq dhe ishte plotësisht negativ," tha Yahya Sinwar, raportojnë mediat e huaja.

“Takimi me delegacionin e KB ishte i plotë dhe ata na dëgjuan. Por fatkeqësisht, nuk ka indikacione të synimeve për të zgjidhur krizën humanitare në Rripin e Gazës", shtoi ai.

Sinwar i bëri vërejtjet gjatë një konferencë për shtyp pas takimit në Gaza me një delegacion të lartë të KB, përfshirë koordinatorin special të KB për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

Sulmet e Izraelit sollën 257 humbje jete në Palestinë, 66 prej të cilëve ishin fëmijë. Ndërsa në Izrael u vranë 13 persona, mes tyre dy fëmijë.

Sulmet izraelite shkatërruan gjithashtu 1,148 njësi banimi dhe tregtare në Gaza dhe dëmtuan pjesërisht 15,000 të tjera, duke detyruar më shumë se  100 mijë persona të zhvendosen.

Të fundit