Flash News

Bota

Detaje të reja nga shpërthimi në Stamboll: 6 viktima dhe 53 të plagosur

Detaje të reja nga shpërthimi në Stamboll: 6 viktima dhe 53

Gjatë mesditës së sotme, në një nga zonat më të populluara të Stambollit, në Taksim, ka ndodhur një shpërthim nga i cili kanë mbetur disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Mësohet nga mediat vendase se bilanci i shpërthimit është rënduar dhe Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar se të paktën 6 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi dhe se 53 të tjerë janë plagosur.

“Një shpërthim ka ndodhur në lagjen Beyoğlu, në rrugën Taksim Istiklal, rreth orës 16.20 të ditës së sotme. Në vendngjarje janë dërguar ekipet tona të sigurisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur”, shtoi ai.

Autoritetet turke dyshojnë se ky mund të jetë një sulm terrorist.

 

Të fundit