Flash News

Bota

Devijimi i avionit për të arrestuar gazetarin, BE vendos sanksione ndaj Bjellorusisë

Devijimi i avionit për të arrestuar gazetarin, BE vendos sanksione
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian ra dakord për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë, duke ndaluar që linjat ajrore të saj, të përdorin hapësirën ajrore dhe aeroportet e bllokut prej 27 shtetesh. Ky vendim erdhi pas devijimit të detyruar që iu bë një avioni pasagjerësh për të arrestuar një gazetar të opozitës.

Duke reaguar ndaj asaj që udhëheqësit e BE-së e quajtën një "rrëmbim" të avionit, që fluturonte nga Greqia në Lituani të dielën, ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit, Raman Pratasevich, një armik të Presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

"Ne nuk do të tolerojmë që dikush mund të përpiqet të luajë një ruletë ruse me jetën e civilëve të pafajshëm", tha shefi i Këshillit të BE, Charles Michel, i cili kryesoi takimin e BE.

Në veprimin e tyre jashtëzakonisht të shpejtë në Bruksel, udhëheqësit e BE gjithashtu u kërkuan të gjithë transportuesve me bazë në BE të shmangin fluturimin mbi Bjellorusinë, raporton AP.

Ata vendosën sanksione ndaj zyrtarëve të lidhur me devijimin e fluturimit të së dielës dhe i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të nisë hetimet.

Të fundit