Flash News

Bota

Devijimi i fluturimit dhe arrestimi i gazetarit/ Perëndimi i ashpër, Putin del në mbështetje të Lukashenkos

Devijimi i fluturimit dhe arrestimi i gazetarit/ Perëndimi i ashpër,
Vladimir Putin, Alexander Lukashenko

Presidenti rus Vladimir Putin i ofroi homologut bjellorus Alexander Lukashenkos mbështetjen e tij, ndërsa përplasjet mes këtij të fundit dhe perëndimin vijojnë.

Raportet mes Lukashenkos dhe udhëheqësve perëndimorë u acaruan, pasi Bjellorusia detyroi uljen e një avioni civil për të arrestuar një gazetar kritik të qeverisë, Roman Protasevich.

Regjimi i Lukashenkos është akuzuar se fluturimi Ryanair u devijua në Minsk nën maskën e një kërcënimi bombe në një përpjekje për të arrestuar gazetarin, një kundërshtar i hapur i udhëheqjes së Bjellorusisë, raporton Euronews.

Pavarësisht nga qëndrimi i ndërkombëtarëve lidhur me këtë ngjarje, Putini, një aleat i ngushtë i Lukashenkos, i dha mbështetjen liderit bjellorus ndërsa ai e mirëpriti atë për bisedime.

Të fundit