Flash News

Bota

Dha dorëheqjen nga Chelsea, “oligarku” i ngushtë i Putinit i bashkohet negociatave Rusi-Ukrainë

Dha dorëheqjen nga Chelsea, “oligarku” i ngushtë i Putinit

Ish-presidenti i Chelsea Roman Abramovich, dy ditë pasi dha dorëheqjen nga klubi, i është bashkuar negociatave që po mbahen mes Ukrainës dhe Rusisë.

The Guardian raporton se Roman Abramovich është kontaktuar nga pala ukrainase për të ndihmuar në negociatat për t'i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Lajmin e pakonfirmuar një zëdhënës i Abramovich.

“Mund të konfirmoj se Roman Abramovich u kontaktua nga pala ukrainase për mbështetje në arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe se ai është përpjekur të ndihmojë që atëherë. Duke marrë parasysh se çfarë është në rrezik, ne do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj se pse nuk kemi komentuar as situatën si të tillë dhe as përfshirjen e tij”, mësohet të ketë thënë zëdhënësi i Abramovich.

Të fundit