Flash News

Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën 1.9 trilion dollarë të Biden për amerikanët e prekur nga pandemia

Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën 1.9 trilion dollarë

Plani i ndihmës ekonomike i Presidentit Joe Biden me vlerë 1.9 trilionë dollarë për të mbështetur amerikanët e prekur gjatë pandemisë Covid është aprovuar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas BBC, dy demokratë iu bashkuan republikanëve dhe kundërshtuan këtë ndihmë të propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ndërkohë, tashmë projektligji shkon në Senat javën e ardhshme, ku demokratët dhe republikanët kanë numër të njëjtë të ligjvënësve.

Paketa e miratuar parashikon të rrisë vaksinimet dhe testimet , si dhe të stabilizojë ekonominë.

 

Të fundit