Flash News

Bota

Digjet 1.5 milionë hektarë tokë në Siberi

Digjet 1.5 milionë hektarë tokë në Siberi
Foto ilustruese

Ushtria ruse është angazhuar për ët shuar zjarret në rajonin  Sakha-Yakutia. Më shumë se 1.5 milion hektarë tokë janë djegur deri më tani në rajonin e Siberisë që nga fillimi i verës, raportojnë mediat e huaja.

Zjarret janë shkaktuar nga temperaturat rekord të larta. Ky rajon është hasur me një valë jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë këtë verë, me temperatura që arrijnë 39 gradë Celsius.

Autoritet janë detyruar që t'i ndërpresin fluturimet në aeroportin e kryeqytetit rajonal, Yakutia. Ministria e mbrojtjes ka çuar helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Të fundit