Flash News

Bota

Dita e 4-ët e luftës/ Bombardime gjatë natës në Kiev dhe Kharkiv, si paraqitet situata në Ukrainë

Dita e 4-ët e luftës/ Bombardime gjatë natës në Kiev

Flakët ndezën qiellin e natës në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, pasi një pikë karburanti u godit nga një sulm me raketa.

Shpërthimi masiv në Vasylkiv, 30 km në jug të Kievit, shkaktoi paralajmërime për tym kimik toksik.

Banorët aty pranë u paralajmëruan të mbyllnin dritaret e tyre - megjithëse shumica e qytetarëve në Kiev tashmë janë strehuar nën tokë.

Një shtetrrethim i rreptë u zbatua në qytet të shtunën dhe është në fuqi deri të hënën.

Por flamuri kombëtar blu dhe i verdhë ende valëvitet në shumë prej ndërtesave të Kievit, ndërsa vendi hyn në ditën e tij të katërt nën pushtimin rus.

Në parkingjet nëntokësore, stacionet e metrosë dhe bodrumet, mijëra njerëz presin për të vlerësuar dëmin që sollën bombradimet përgjatë natës.

Larg kryeqytetit, raketat goditën disa qytete gjatë natës - duke përfshirë të dytin më të madh të Ukrainës, Kharkiv, afër kufirit rus.

Trupat ruse hodhën në erë një tubacion gazi natyror atje, sipas një agjencie shtetërore të komunikimit të Ukrainës.

Një kullë banimi nëntëkatëshe u godit gjithashtu në Kharkiv gjatë natës, thanë shërbimet e urgjencës. Ndërtesa u dëmtua rëndë dhe një grua e moshuar humbi jetën.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka akuzuar për krime lufte dhe ka bërë thirrje për një hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Luftimet në të gjithë Ukrainën kanë rezultuar në të paktën 240 viktima civile, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OCHCR).

Ai shtoi se dëmtimet në shtëpi dhe infrastrukturë kritike kanë lënë qindra njerëz pa akses në ujë dhe energji elektrike.

Dhjetëra mijëra ukrainas kanë shkuar drejt vendeve fqinje për t'i shpëtuar luftës.

Më shumë se 115,000 kanë kaluar vetëm në Poloni. Ata që ikin janë kryesisht gra dhe fëmijë, pasi të gjithë burrave ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u thuhet të qëndrojnë dhe të luftojnë.

Pavarësisht sulmit rus, mbrojtja e Ukrainës ka qëndruar për një natë tjetër. Sipas një monitoruesi të luftës me bazë në SHBA, Rusia "ka dështuar të rrethojë dhe izolojë Kievin me sulme të mekanizuara dhe ajrore, siç kishte planifikuar qartë të bënte".

Vlerësimi i fundit i Studimit të Luftës tha se sulmet ruse ndaj qyteteve të tjera në verilindje dhe lindje kanë dështuar sepse ato ishin "dizajnuar dhe ekzekutuar keq" dhe ata u përballën me "rezistencë më të vendosur dhe efektive sesa pritej" nga forcat ukrainase.

Burimi: BBC

 

 

Të fundit