Flash News

Bota

Dita e 5-të e luftës/ Hiqet shtetrrethimi në Kiev. Bjellorusia përgatit tryezën e bisedimeve, Zelensky pesimist

Dita e 5-të e luftës/ Hiqet shtetrrethimi në Kiev. Bjellorusia

Bjellorusia thotë se ka përgatitur një vend për të pritur bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, ndërsa pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë.

Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se diktatori i vendit, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t'iu bashkuar pushtimit.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.

Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: "Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit."

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat.

“Si gjithmonë: Unë nuk besoj vërtet në rezultatin e këtij takimi, por le të provojnë”, tha ai.

Në orën e para të mëngjesit të sotëm sirenat e sulmit ajror kanë rënë në qytete të shumta në të gjithë Ukrainën. Shtetrrethimi i fundjavës ka përfunduar dhe banorët e Kievit tani janë të lirë të largohen nga vendqëndrimet nëntokësore.

Dyqanet ushqimore do të lejohen të hapen dhe transporti publik do të fillojë të funksionojë, megjithëse trenat e metrosë do të lëvizin shumë më rrallë se zakonisht.

 

Megjithatë, zyrtarët e Kievit kanë paralajmëruar se lufta është larg përfundimit, pasi luftimet në rrugë vazhdojnë pothuajse në çdo lagje të qytetit.

Ora policore do të fillojë sërish në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit nesër. Por banorët janë këshilluar që të mos largohen nga shtëpitë dhe strehimoret e tyre gjatë ditës nëse nuk është absolutisht e nevojshme.

Të fundit