Flash News

Bota

Duhet ta nuhasë dhe shijojë për 100 mijë euro në vit, Gjermania kërkon “ekspert kanabisi”

Duhet ta nuhasë dhe shijojë për 100 mijë euro në vit,

Një kompani gjermane me seli kryesore në Këln është në kërkim për “ekspert kanabisi”. Detyrat e tij janë që të nuhasë dhe shijojë kanabisin për të provuar cilësinë.

Shefi i kompanisë, David Henn tha se pagesa për këtë punë do të jetë 100 mijë euro në vit.

“Ne po kërkojmë dikë që monitoron vazhdimisht standardet e kultivuesve tanë në vendet burimore të Australisë, Kanadasë, Portugalisë, Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës."

"Këtu në Gjermani, ai duhet të kontrollojë gjithashtu cilësinë e materialit të dorëzuar. Kusht paraprak është që ai vetë të jetë një pacient aktiv me kanabis. Kjo është mënyra e vetme që ai mund të konsumojë legalisht kanabis në Gjermani”, u shpreh Henn.

Kompania shpërndan kanabis mjekësor në farmacitë gjermane dhe bima përdoret për trajtimin e disa dhimbjeve kronike.

Të fundit