Flash News

Bota

Dy vite nga fillimi i kryengritjes popullore në Liban

Dy vite nga fillimi i kryengritjes popullore në Liban

Libani  shënoi sot dy vjetorin e kryengritjes popullore,  që kur demonstruesit dolën në rrugë kundër korrupsionit qeveritar dhe masave shtrënguese në lëvizjen më të madhe protestuese që vendi ka parë prej vitesh.

Protestat filluan në Bejrut mbi planin e qeverisë për të taksuar telefonatat  në mes të një krize ekonomike të përkeqësuar ndjeshëm. Por demonstratat u përhapën shpejt në pjesën tjetër të vendit, duke u shndërruar në lëvizjen më të madhe protestuese që vendi ka parë prej vitesh.

Forcat e sigurisë më 17 tetor 2019 hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues që përpiqeshin të kalonin barrierat e sigurisë rreth selisë së qeverisë, raportojnë mediat e huaja.

Për herë të parë në historinë e vendit, libanezët e të gjitha besimeve u bashkuan kundër udhëheqësve të tyre, duke bërë thirrje për ndryshimin e regjimit. Lëvizja vazhdoi të rritet, dhe në qershor 2020, ajo u ushqye më tej nga kolapsi i ekonomisë.

Dy muaj më vonë, më 4 gusht 2020, kryeqyteti u trondit nga një shpërthim shkatërrues që vrau rreth 217 njerëz, duke plagosur më shumë se 6,500 dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit. Dy vjet pas fillimit të kryengritjes popullore, vendi vazhdon të përballet me mungesa ushqimi dhe karburanti dhe ndërprerje të energjisë në shkallë vendi.

 

 

Të fundit