Flash News

Bota

Dyshime për përfshirje në korrupsion, Olaf Scholz në 'lupën' e hetuesve

Dyshime për përfshirje në korrupsion, Olaf Scholz në

Emailet e kancelarit gjerman Olaf Scholz janë kontrolluar nga prokurorët si pjesë e një hetimi korrupsioni për shmangien e një faturë tatimore prej 50 milionë eurosh nga një bankë në Hamburg.

Kërkimi i cili u zhvillua që në muajin mars, por u bë publik të hënën, është lidhur me një hetim nëse politikanët e Hamburgut suhtroin presion mbi autoritet financiare për të hequr dorë nga kërkesa e taksave prej shumë milionë eurosh ndaj bankës MM Warburg, raporton The Telegraf.

Vendimi për të hequr dorë nga kërkesa tatimore u mor në vitin 2016 pasi MM Warburg ishte kapur në skandalin CumEx, një skemë mashtrimi tatimor në të cilin disa institucione financiare gjermane vodhën miliarda euro nga thesaret evropiane.

Në atë kohë, Scholz, tani kancelari gjerman dhe lideri i socialdemokratëve (SPD) ishte kryebashkiak i qytetit të Hamburgut. Mësohet se ai është takuar disa herë me bashkëpronarin e bankës pak para se të hiqej kërkesa tatimore, por pretendon se nuk kujton detajet e bisedave.

Sipas detajeve të zbuluara, hetuesit gjetën mbi 200,000 euro në para të gatshme gjatë një kontrolli në ambientet e Johannes Kahrs, një koleg i Scholz-it në SPD të Hamburgut.

MM Warburg bëri donacione për SPD-në e Hamburgut në atë kohë në shumën prej 40,000 € dhe Kahrs dihet se ka lehtësuar takimet midis drejtuesve të bankës dhe këshilltarëve më të afërt të Scholz.

Steffen Hebestreit, zëdhënësi i Scholz, tha se ai nuk ishte në dijeni që prokurorët kishin kontrolluar serverin e postës elektronike të kancelares. “Nuk di asgjë për të. Nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha ai për një gazetë lokale.

Ai gjithashtu tha se Scholz nuk dinte asgjë për shumat e mëdha të parave që kolegu i tij kishte ruajtur në shtëpi. Javën e ardhshme, Scholz do të përballet me disa pyetje në bashkinë e Hamburgut nga një komision parlamentar i ngritur për të shqyrtuar këtë çështje.

 

Të fundit