Flash News

Bota

Dyshohet se vodhi laptopin e Nancy Pelosit, arrestohet mbështetësja e Trump

Dyshohet se vodhi laptopin e Nancy Pelosit, arrestohet mbështetësja e

Një mbështetëse e Donald Trump që dyshohet se ka vjedhur një laptop nga zyra e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, demokrates Nancy Pelosi, gjatë trazirave në Kongres, është arrestuar.

 Riley June Williams, 22, u arrestua në Pensilvani me akuzat e hyrjes me dhunë në ndërtesë dhe sjelljes së çrregullt. Një ish i dashur i saj tha në një deklaratë se Williams kishte për qëllim t'ia shiste të dhënat inteligjencës ruse.

Pesë njerëz vdiqën pasi një turmë pro-Trump sulmoi Kongresin në 6 Janar. Çështja e Williams është mes më shumë se 200 personave që janë arrestuar që kur mbështetësit e presidentit hynë në ndërtesën e Kapitolit, ndërsa ligjvënësit po konfirmonin fitoren e Joe Biden në zgjedhje.

Nuk ka asnjë shënim në procesverbalin e gjykatës se një laptop ishte marrë në të vërtetë nga zyra e Pelosit, megjithëse zëvendës shefi i stafit të Psaj, Drew Hammill, postoi në Twitter dy ditë pas sulmit se kishte një laptop të vjedhur që ishte përdorur për prezantime dhe që ishte në një konferencë.

FBI shkruan në procesverbalin e gjykatës se “çështja mbetet nën hetim”.

Të fundit