Flash News

Bota

Sulme gjatë natës në Kharkiv/ Të paktën 23 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Sot raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Sulme gjatë natës në Kharkiv/ Të paktën 23 viktima dhe

Shënjestra e sulmeve ruse në Ukrainë mbetet Kharkiv, qyteti i dytë më i populluar në vend. Mediat e huaja shkruajnë se të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën nga bombardimet.

Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse "u zmbrapsën", pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.

Guvernatori Oleh Synegubov tha se "armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme".

Ukraina thotë se një sulm raketor rus gjatë natës ka vrarë edhe të paktën dy persona në qytetin Zhytomyr, i cili shtrihet 120 km në perëndim të Kievit.

Sulmi, që synonte një bazë ajrore në qytet, goditi shtëpitë e banimit aty pranë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës thotë se16 të tjerë janë plagosur. Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, kishte thënë më herët në llogarinë e tij në Telegram se numri i të vdekurve ishte edhe më i lartë.

"Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë," tha ai.

Ndërkohë që çmimet e naftës janë rritur në tregjet ndërkombëtare të energjisë, pavarësisht masave të reja që synojnë qetësimin e shqetësimeve për ndikimin e pushtimit të Ukrainës.

Nafta e papërpunuar Brent - pikë referimi ndërkombëtar për çmimet e naftës - ka kaluar 110 dollarë (82 £) për fuçi, duke shënuar nivelin më të lartë të parë në më shumë se shtatë vjet.

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen sërishsot për të vijuar negociatat për zgjidhjen e krizës mes dy vendeve, 

Rritja erdhi edhe pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ranë dakord të lëshonin 60 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës.

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar. Trembëdhjetë fëmijë besohet të jenë në mesin e të vdekurve.

Por Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

OKB tha gjithashtu se rreth 400 njerëz janë plagosur në luftimet deri tani. Megjithatë, shifrat e publikuara nga qeveria e Ukrainës tregojnë se deri në 352 civilë janë vrarë dhe 1,684 janë plagosur.

 

Të fundit