Flash News

Bota

E gjithë bota me sytë te takimi Biden-Putin, zbardhet axhenda e samitit në Gjenevë

E gjithë bota me sytë te takimi Biden-Putin, zbardhet axhenda e

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin do të jenë në Gjenevë kwtw javw për një samit që ka kërkuar mobilizimin e mijëra njerëzve, përfshirë stafin dhe gazetarët rusë, amerikanë dhe zviceranë.  

Të martën në orën 4:15 pasdite, aeroplani i famshëm amerikan Airforce One zbarkoi në Aeroportin e Gjenevës, ndalesa e fundit e turneut jashtë Presidentit Joe Biden. Ai do të pritet nga Presidenti i Këshillit të Shtetit të Gjenevës, Serge Dal Busco dhe kryebashkiaku i qytetit Frédérique Perler, sipas mediave.

Para takimit të shumëpritur me udhëheqësin rus Vladimir Putin të Mërkurën, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me Presidentin Guy Permelin dhe shefin e punëve të jashtme Ignazio Cassis. Siguria tashmë është e rreptë rreth hotelit Intercontinental, ku presidenti amerikan do të qëndrojë dhe do të takohet me delegacionin zviceran.

Delegacioni amerikan, i cili përfshin gjithashtu sekretarin e shtetit të SHBA Antony Blinken dhe këshilltarin e sigurisë Jake Sullivan, do të takojnë homologët e tyre zviceranë në 5:30 pasdite. Diskutimet janë vendosur të përqendrohen në bashkëpunimin midis dy vendeve në ekonomi, kërkime dhe arsim, sipas Departamentit Federal të Zvicrës për Punët e Jashtme.

Dita e samitit. Të Mërkurën, presidenti rus do të mbërrijë në Gjenevë për të takuar Presidentin Biden në Villa La Grange. Ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov i tha Agjencisë Ruse të Lajmeve se të dy udhëheqësit do të kenë një takim privat të ndjekur nga bisedime të zgjatura midis delegacioneve. Blinken dhe homologu i tij rus Sergey Lavrov do të marrin pjesë në takim.

Lidhur me kohëzgjatjen e bisedimeve, Ushakov tha se kjo do të varet "nga mënyra se si do të shkojnë diskutimet dhe si do të jetë disponimi i presidentëve". Udhëheqësi rus pritet të largohet në të njëjtën ditë kur arrin.

Ndërsa nuk do të ketë asnjë konferencë të përbashkët për shtyp, secila palë pritet të organizojë njoftime të veçanta për shtypin.

Rreth 1,300 anëtarë të shtypit të akredituar për të mbuluar samitin do të lejohen brenda perimetrit, por do të duhet të vendosen nw një pamje të mureve me tela me gjemba dhe gardheve që rrethojnë vilën në Parc La Grange.

Policia e Gjenevës dhe ushtria zvicerane kanë mobilizuar rreth 3,500 anëtarë për të garantuar sigurinë në zonat ku do të mbahen tubime të ndryshme sipas Le Temps. Në vendet e takimit aktual, autoritetet zvicerane po bashkëpunojnë me homologët e tyre amerikanë dhe rusë për të garantuar sigurinë.

 

Të fundit